​Kur Baraj deklaronte:Për kokën
e Azemit u paguan 150 mijë $

​Kur Baraj deklaronte:Për kokën<br />e Azemit u paguan 150 mijë $
TIRANE-Sokol Baraj, ish Drejtori i Policisë në vitin ’97 meriton të përgëzohet për guximin që ka treguar të rrëfejë e të japë dëshmi që do të tronditnin, si ajo mbi vrasjen e Azem Hajdarit.

 “Për kokën e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Këtë shifër na ka përmendur si të vënë në dispozicion të vrasësve, një shërbim i huaj inteligjence”. Duke dëshmuar publikisht, për herë të parë, për një nga misteret më të mëdha të postpluralizmit, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ai ka përmendur se: “Ka pasur një proces, janë dënuar disa individë si ekzekutorë, por ideatorët e tij nuk janë zbuluar akoma. Por nëse ata nuk kanë një emër konkret për publikun shqiptar, për shërbimet e huaja që kanë asistuar apo survejuar zhvillimet kaotike shqiptare, ata janë krejt të njohur. Nëse shihni me vëmendje dokumentet e procesit, mungon motivi i vrasjes së deputetit të PD-së. Në mos sot, nesër, e vërteta do të dalë plotësisht në dritë dhe në një mënyrë tronditëse”, mbasi, sipas tij, “asnjë e vërtetë nuk ka të drejtë të mbetet në varr për shumë kohë, nuk mund të mbetet enigmë përgjithmonë. Sot apo nesër, ditën kur politika do të lerë drejtësinë të veprojë, kjo dosje do të hapet pa diskutim. Ai që mendon se gjithçka ka mbaruar, thjesht e ka gabim”. Baraj nuk ka nguruar të akuzojë të ashtuquajturën reformë në polici, për veshjen me uniformë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me profesionin, por që politika i ka përgatitur si një detashment besnikësh për t’i përdorur në një moment të caktuar. “Shqipëria tashmë për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit është përfshirë në hartën e vendeve nën observim. Kjo ndodhi në 2007, ndërkohë që pesë vjet më parë, në 2002, ajo e kishte lënë këtë kategori vendesh. Dhe vend në observim do të thotë se elementët e luftës kundër krimit të organizuar janë në parametra minimalë dhe se rrezikshmëria e tij mund të kërcënojë edhe vende fqinjë”.

Sokol Baraj, ndonëse është tip i rezervuar në komunikime e për më tepër në deklarime, por i bindur se nuk po gabon, ka guxuar të demaskojë politikën shqiptare, duke denoncuar si vijon: “Le të bëjmë një kronologji të fakteve: në vitin 1995, deri në 45 për qind e nevojave të makinës serbe të luftës, sipas të dhënave të agjencive të specializuara, furnizohej me naftë nga Shqipëria. Nga Shqipëria dërgohej edhe karburant special për avionët; deri në vitin 1997, veprimtaria e UÇK-së në Tiranë ishte krejt ilegale. Anëtarë të saj, deri dhe vetë Hashim Thaçi arrestoheshin nën akuza absurde. Thaçi për shembull u paraburgos sepse u gjet me dy karikatorë me fishekë; po në 1997, gazeta e një partie kryesore në Shqipëri e konsideronte UÇK-në pjellë të UDB-së Jugosllave; në vjeshtën e 1998, në ditët kur lufta në Kosovë dukej në prag, në Tiranë pati një tentativë për grusht shteti; në shkurt 1998, nga sheshi Skënderbej deklarohej se firmosja e Rambujesë do të konsiderohej si tradhti kombëtare. Të gjitha këto fakte e duan një përgjigje dhe një ditë do ta marrin”535). Sokoli ka mbajtur gradën ushtarake “kolonel”. Në vitin 1997, kohë kur Policia mori në zotërim të gjithë kontrollin e territorit në vend, duke mposhtur bandat, thyer mitin e tyre që kishin tmerruar popullin me grabitjet ditën për diell, duke fituar besimin e merituar në popull dhe institucionet shtetërore e organizmat monitoruese ndërkombëtare, Sokolit iu kërkua të bëhej procedura për gradimin “gjeneral”, së bashku me stafin e tij, por 33 vjeçari Baraj, nuk e pëlqeu këtë propozim, me argumentin se ka kohë për atë dhe stafin në varësi të tij. Aktualisht punon në Rinas, në profesionin jurist.
 
*Marrë nga libri “DREJTORËT E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SHQIPTARE, 1913-2013”

*Titulli është redaksional

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet

10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet